Categories Lajme

Gratë në Krujë e Durrës: Ku do të hanë fëmijët tanë?!

Fasoneria ku punonin është mbyllur pas zbulimit të katër rasteve me koronavirus, ndaj punëtorët zbritën në protestë. “Shëndetësia e ka mbyllur, shteti përgjigjet për ne.” Para bashkisë së Krujës u ankuan se vendimi i mbylljes i ka lënë në rrugë dhe në vështirësi ekonomike. “Jam kryefamiljare, kam dy fëmijë për të rritur. I kam në shkollë, nuk më del për bukën e gojës. Nuk mund të rri pa bukë dhe pare në shtëpi, dua të marr atë që më takon.”

Ndaj kërkuan hapjen e punës ose pagën e luftës.“Pronari thotë se ka aplikuar për pagën e luftës por nuk na është mundësuar.” Peripecitë për pagën e luftës ngritën në protestë edhe punonjëset e pastrimit të peshkut në Durrës. “Duam lekë nga shteti sikur ua ka dhënë të gjithë punëtorëve.” “Për tërmetin nuk morëm gjë, nga korona jo.” Ata thonë se firma nuk i paguan, ndërkohë që nuk kanë përfituar as mbështetjen financiare të qeverisë. “Sot bëra denoncimin për firmën, deri sot e lashë me mendimin se po filloj punë, po sigurohem”. Në vazhdimësi, punonjës në sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë protestuar dhe janë ankuar për pagën e luftës dhe mungesën e mbështetjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I shpëtoi një atentati në vitin 2020, ekzekutohet një prej liderëve të mafies greke

Një vrasje mafioze ka ndodhur mesditën e kësaj në enjteje në Greqi, ku në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Shkodër, plagoset 68-vjeçari

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi M. R., rreth 68 vjeç, duke drejtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jep dorëheqjen drejtori i Burgut të Peqinit, Florenc Doka

Drejtori i Burgut të Peqinit, Florenc Doka ka dhënë dorëheqjen. Ende nuk janë bërë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ushtronte prostitucion, arrestohet 49-vjeçarja, e pëson edhe bashkëpunëtori i saj

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasjet në familjen Prendi/ “Konflikti nisi për një femër”

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden…

LEXO ME SHUME