Categories Lajme

Kanada: Bie avioni akrobatik

Një avion i forcës ajrore kanadeze është rrëzuar duke i marrë jetën një prej piloteve. Mjeti fluturues po përgatitej për akrobacira në ajër për të ngritur moralin e qytetarëve që përballen me koronavirusin. Një fluturim që synonte të inkurajonte qytetarët dhe stafin mjekësor kanadez teksa luftojnë me pandeminë e koronavirusit ka rezultuar tragjik për një nga pjesëtaret e forcave ajrore të vendit. Viktima e identifikuar si kapitenia e forcës ajrore kanadeze, ishte sapo ishte ngritur nga aerodromi dhe po manovronte në afërsi të një tjetër avioni akrobatik kur mjeti i saj fluturues u vërejt tek lëshonte shkëndija zjarri dhe humbi kontrollin, duke u rrëzuar pjesërisht mbi çatinë dhe oborrin e një banese private në perëndim të Kanadasë.

Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar.

Kapitenia Xhen Kejsi nuk arriti t’i mbijetojë aksidentit ndërsa bashkëpiloti i saj mori vetëm plagë të lehta duke mundur të hapë në kohë parashutën. “Teksa avionët po përgatiteshin për Operacionin Frymëzimi, pësuan një aksident të pafat në qytetin e Kamlupit, rreth orës 11:30 të paradites,” u shpreh kryetari i bashkisë ku ndodhi ngjarja. Vetë kryeministri kanadez, Xhastin Trudo, shprehu keqardhjen për humbjen e pilotes dhe ngushëlloi të afërmit e viktimës. Forca ajrore kanadeze prej fillimmajit po zhvillon një tur me akrobacira në ajër për të ngritur moralin e qytetarëve në këtë kohë pandemie të kovidit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME