Një operacion i përbashkët mes Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Policia Kufitare dhe Migracionit ka çuar në sekuestrimin e një sasie të lënde narkotike në pikën kufitare të Kapshticë.
Sipas informacioneve, në pranga është vënë një shtetas grek, i cili u kap teksa tentonte të kalonte drejt Greqisë me rreth 30 kilogramë kanabis të fshehur në automjet.
Hetimet paraprake tregojnë se droga ishte fshehur në një hapësirë të modifikuar posaçërisht në mjet, me qëllim shmangien e kontrollit kufitar. Dyshohet se lënda narkotike është siguruar në territorin shqiptar dhe kishte si destinacion tregun grek.
Policia ndërhyri menjëherë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, duke bërë të mundur zbulimin e drogës dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit.
Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të identifikuar dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar, policia kishte siguruar informacione operative se një automjet me targa greke do të transportonte lëndë narkotike drejt Maqedonia e Veriut, me destinacion final Greqi. Në këto kushte, u organizua ndjekja dhe u bë ndalimi i mjetit në dalje të pikës kufitare.
Gjatë kontrollit të detajuar, përfshirë edhe skanimin e automjetit, u zbuluan 37 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, të fshehura në një hapësirë të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit. Sasia totale e sekuestruar arrin rreth 34 kilogramë.
Njoftimi:
Qarku Korçë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Gorica”.
Operacioni i zhvilluar si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të DVP Korçë dhe Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e paligjshmërisë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 37 pako me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 34 kilogramë, vihen në pranga 2 shtetas grekë.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e DVP Korçë në bashkëpunim me DVKM Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë finalizuan operacionin e koduar “Gorica”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit grekë:
-Th. K., 48 vjeç dhe A. M., 34 vjeçe, banues në Greqi.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një automjet me targa greke do të trafikonte drejt Maqedonisë së Veriut, me destinacion final Greqinë, një sasi me lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar dhe u vunë në ndjekje të tij.
Automjeti me drejtues 48-vjeçarin dhe pasagjere shtetasen A. M., u paraqit në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Goricë dhe gjatë procedurave të kontrollit kufitar mbi bazën e analizës së riskut, automjeti u kalua për kontroll në vijën e dytë. Nga dyshimet e krijuara, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore, kaluan këtë automjet për kontroll më të detajuar në skaner, ku si rezultat u gjetën të fshehura, në një vend të krijuar posaçërisht në pjesën e poshtme të mjetit, 37 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 34 kilogramë.
Në vijim të veprimeve të para hetimore, nga strukturat e policisë u arrestuan në flagrancë dy shtetasit grekë të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 34 kg me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë eurosh.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
