Categories Lajme

Grenell: 20 vjet dështuat për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi

Ish i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell deklaroi se demokratët kanë dështuar për të zgjidhur problemin Kosovë-Serbi. “Estabilshmenti në Uashington nuk e dëshiron askënd nga jashtë, ata duan të shtiren sikur janë të vetmit që e kuptojnë këto çështje të komplikuara.

Dhe kështu për presidentin Biden, që kthehet tek grupi i njëjtë i njerëzve që kanë qenë duke pritur në Uashington DC që nga përfundimi i administratës së Obamas. Duke pritur që koha e tyre të vinte prapë, dhe tani fillojnë të punojnë prapë në çështjet e njëjta që më herët kanë dështuar.

Ata duan përballje të lehta, ata duan njerëz që kanë qenë aty pari për shumë vite dhe që luajnë lojën e tyre. Ja pse e urrenin Donal Trumpin, sepse ai ishte nga jashtë, unë mund t’ju them shembull perfekt, është çështja e Serbisë dhe Kosovës. Kur unë u bëra i dërguari special, nga i gjithë establishmenti më është thënë se duhet të shkoj dhe të formoj ekipin tim nga njerëzit që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet.

Dhe unë iu thash, a nuk mendoni se ata kanë dështuar në këtë çështje pasi kanë punuar 20 vite, ndoshta na duhen ide të reja. Por, kjo nuk shkon në Uashington, është mentaliteti i jashtëm të cilin e urrejnë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME