Categories Lajme

Greqi, bënin namin me vjedhjet e banesave, katër në pranga

Autoritetet greke çmontuan një bandë që ishte kthyer në tmerr të qytetarëve në Selanik, Halkidiki dhe Pieria, teksa hynin natën nëpër shtëpi dhe grabisnin para, bizhuteri dhe makina. Një grup me disa shqiptarë akuzohen se kanë vjedhur automjete, shtëpi, vlera e të cilave arrin deri në 68 mijë euro.

Në kuadër të një hetimi intensiv u arrit të goditej banda kriminale. Bëhet fjalë për meshkuj të huaj të moshës 33, 31, 30 dhe 29 vjeç, ndaj të cilëve rëndon akuza për vjedhje të kryer dhe Dhunë ndaj zyrtarëve dhe personave gjyqësorë dhe për shkelje të Ligjit për te huajt.

Konkretisht, sipas hetimeve, autorët, të paktën nga data 25 shkurt 2022 nisën aktivitetin kriminal, ndërkohë që me makinën e njërit prej të arrestuarve, një 31-vjeçari lëviznin pas mesnate. Mediat greke raportojnë se ata hynin kryesisht në oborret e qytetarëve greke, ku ishin mjetet e parkuara, por kishte raste që bastisnin edhe shtëpi, ku vidhnin bizhuteri dhe para.

Duke vepruar në zonat e Oreokastros, Thermi dhe Thermaikos të Prefekturës së Selanikut, por edhe në zonat e Halkidikit dhe Pierisë, shqiptarët akuzohen se kanë kryer 24 vjedhje. Tashmë shqiptarët do të përballen me akuzat, duke qëndruar pas hekurave në pritje të caktimit të masës së sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME