Categories Lajme

Greqi/ Burri vret gruan në sy të djalit 8-vjeçar. Pas masakrës, vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 36-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë sot bashkëshorten e tij 39-vjeçare në sy të fëmijës së tyre vetëm 8 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, fëmija ka mbetur i plagosur në sy dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Hipokratit.Pasi ka qëlluar të shoqen dhe djalin e tyre, autori më pas e ka kthyer tytën nga vetja dhe gjithashtu ka kryer vetëvrasje.

Bëhet e ditur se familja ka një tjetër fëmijë, një vajzë 12-vjeçare, e cila në momentin e vrasjes nuk ndodhej në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën në shtëpinë e gjyshes.Trupi i pajetë i 39-vjeçares dhe i bashkëshortit të saj është pikasur nga tezja e 39-vjeçares, e cila më pas telefonoi me urgjencë Policinë e Shtetit. Ndërkohë që ende nuk dihen arsyet se përse ndodhi ngjarja e rëndë,shkruan media greke Protothema.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME