Categories Lajme

Greqi/ Çifti shqiptar u gjet i pajetë bashkë me dy fëmijët e mitur në banesë, si tentoi autori që të zhdukte kufomat

E denjë për një skenë filmi thrilleri ishte ngjarja që shokoi dje Andravidën në Greqi, ku një çift shqiptar dhe dy fëmijët e tyre u gjetën të vdekur në banesë. Ngjarja makabre u regjistrua mbrëmjen e djeshme. Ishte djali i madh i familjes, një 12 vjeçar ai që i gjeti të pajetë familjarët e tij.

Protothema shkruan se nga hetimet paraprake të policisë, skenari i një vrasje nga babai i 3 pjesëtarëve të familjes, dhe më pas vetëvrasje, është hedhur poshtë. Sipas policisë, trupat e shqiptarit nga Lushnja, Armando dhe gruas së tij Maria, u gjetën në një rimorkio në depon e shtëpisë, ndërsa në trup kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Ndërkohë që arma e zjarrit ende nuk është gjetur. Po ashtu bëhet e ditur se fëmija 3-vjeçar është gjetur i pajetë në dyshemenë e magazinës, ngjitur me rimorkion dhe 2-vjeçari u gjet i vdekur brenda në banesë.

Media greke, duke iu referuar grupit hetimor, shkruan se autori mesa duket ka pasur për qëllim zhdukjen e trupave, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur, ndoshta edhe hyrja në banesë e 12-vjeçarit.

Në brendësi të shtëpisë janë gjetur edhe njolla gjaku të shpërndara, ndërkohë që për krimin e rëndë fajësohet ish-bashkëshorti i Marias, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë, në fshat raportohet se autor mund të jetë një person tjetër, që ka pasur konflikte me çiftin.

 

 

Dramatike ishte dhe fakti kur 12-vjeçari hyri në banesë dhe pa prindërit dhe dy vëllezërit e pajetë. Sipas dëshmive, ai u pa me vëllain e vogël në krah, teksa ecte jashtë banesës dhe kërkonte ndihmë i dëshpëruar. Kalimtarët, të tmerruar nga skena njoftuan menjëherë ambulancën dhe policinë.

Një autoambulancë transportoi foshnjën fatkeqe në Qendrën Shëndetësore Gastouni, por fatkeqësisht ai kishte humbur jetën. Do të jetë dëshmia e 12-vjeçarit ajo që do iu jap përgjigje shumë pyetjeve për marrëdhëniet familjare dhe ato me ish-bashkëshortin e Marias (babai biologjik i 12-vjeçarit). BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME