Categories Lajme

Greqi, digjen gjatë natës ferma dhe fabrika, Zjarrfikësit luftojnë me flakët

Zjarrfikësit në Greqi luftuan me zjarret që vazhdojnë për dhjetë ditë me radhë në ishullin Rodos, ndërsa vatra të reja shpërthyen në mbarë vendin.

Këto zjarre shkatërruan ferma dhe fabrika gjatë natës dhe ndërsa fermerët nxituan të shpëtonin kafshët e tyre.

Zjarret në të gjithë Greqinë, të cilat janë shtuar nga erërat e forta dhe temperaturat që kalojnë 40 Celsius, vranë dy persona të tjer më 26 korrik, duke e çuar numrin e të vdekurve nga zjarret në gjithsej pesë.

Zyrtarët urdhëruan evakuimin e disa komuniteteve në zonën Magnesia, një zonë bregdetare në veri të Athinës e goditur rëndë nga zjarret.

Trupi i një bariu 45-vjeçar është gjetur në një zonë rurale mbrëmjen e së mërkurës, tha një zjarrfikës. Më herët, autoritetet kishin gjetur trupin e një gruaje, tha televizioni shtetëror ERT. Të dyja këto vdekje i atribuohen zjarreve.

Një zjarr tjetër shpërtheu pranë qytetit të Lamias, në jug të Volos. Banorëve të disa vendbanimeve u është thënë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarrfikësit po tentojnë të shuajnë edhe një zjarr tjetër në ishullin Evia, ku dy pilotë u vranë të martën teksa avioni i tyre u rrëzua në një kodër ndërsa po hidhte ujë mbi flakët.

Zona të shumta në Mesdhe janë kapluar nga një valë e të nxehtit të verës në ditët e fundit dhe zjarrfikësit po luftojnë për t’i shuar zjarret në të gjithë rajonin, nga Portugalia në Sicili e deri në Algjeri.

Zjarret të tilla janë të shpeshta në Greqi gjatë verës, por temperaturat më të larta, si dhe moti i thatë, të cilat shkencëtarët ua atribuojnë ndryshimeve klimatike, e kanë kthyer vendin në një pikë të nxehtë mesdhetare.

Brigada e zjarrfikësve tha se më shumë se 500 zjarre janë aktivizuar në Greqi deri më tani. Në Rodos, aty ku më shumë se 20.000 vizitorë të huaj dhe vendas u larguan nga hotelet dhe shtëpitë buzë detit gjatë fundjavës, zjarret kanë filluar të shuhen.

Rreziku nga zjarret mbetet “ekstrem” për disa zona të Greqisë,  tha brigada e zjarrfikësve./ REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME