Categories Lajme

Greqi/ Makina me katër shqiptarë përfundon në kanal

Katër shqiptarë mbetën të plagosur teksa makina me të cilën udhëtonin përfundoi në kanal. Për fat të mirë të gjithë të aksidentuarit me shtetësi shqiptare janë në gjendje të mirë shëndetësore Aksidenti automobilistik ka ndodhur në rrugën Lamia-Moschochori, raportojnë mediat greke. Sipas raportit, shoferi 42-vjeçar i një Skode ishte duke lëvizur nga Lamia në Moschochori, kur sheh një traktor të madh që po dilte nga një rrugë dytësore dhe përpiqet ta shmangë atë. Fatkeqësisht, në të njëjtën kohë, një fermer me katër shtetas shqiptarë po kalonte në korsinë nga ana e kundërt në atë moment.

Shoferi i Skodës, pavarësisht sa u mundua të shmangë përplasjen, nuk ia ka dalë dot dhe godet makinën tjetër e cila përfundon në përrua së bashku me katër pasagjerët. Tre shqiptarët arritën të dilnin menjëherë pas përplasjes, por njëri prej tyre u bllokua brenda në makinë. Fatmirësisht ardhja e zjarrfikësve dhe e policisë, bënë të mundur që edhe personi i katërt të dilte në gjendje të mirë shëndetësore nga automjeti i aksidentuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME