Categories Lajme

GREQI – Mijëra familje pa energji, kritika ndaj qeverisë

Partitë e opozitës kritikuan qeverinë për ndihmë të ngadaltë ndërkohë që mijëra familje në Athinë vazhdojnë të mbeten të privuara nga energjia, pas valës të të ftohtit që ka shkaktuar katër të vdekur në Greqi. Operatori i Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike theksoi se po punonte për të rikthyer energjinë elektrike në rreth 3 500 shtëpi në lagjet në veri të Athinës.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në komunën e Dionysus, ku situata është më kritike. Shumë banorë janë të privuar nga uji i rrjedhshëm. Ata shkrijnë borën për ta përdorur për gatim dhe shuarjen e etjes dhe mbajnë jashtë ushqimet e tyre me qëllim që të mos prishen.

“Askush nuk do të kthehet në shtëpi deri sa energjia elektike të rikthehet në çdo shtëpi”. deklaroi para deputetëve kryeministri, Kyriakos Mitsotakis. Qeveria është kritikuar ashpër nga e majta dhe e djathta për veprim të ngadaltë në dhënien e ndihmës.

Përgjegjësitë e Mitsotakis janë të shkruara në dëborë”, sipas të përditshmes së majtë Efsyn, ndërkohë që gazeta liberale “Kathimerini” akuzoi shtetin se i duhej një gjysmë shekulli për të vendosur se kush ishte përgjegjës për prerjen e pemëve. Një ish-ministër konservator, Stefanos Manos, shprehu shqetësimin e tij në Twitter se ishte pa energji që prej tre ditësh. Mitsotakis theksoi se vala e të ftohtit që goditi Athinën të hënën dhe të martën, quajtur “Médée” me emrin e një personazhi të mitologjisë greke, është sipas ekspertëve një për më të ashprave e 40 viteve të fundit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME