Categories Lajme

Greqi/ Përdhunoi 17 vjeçaren arrestohet shqiptari

Greqi- Ngjarja tronditëse ka ndodhur dy ditë më parë. Ai e kishte njohur studenten 17 vjeçare nga Kamatero përmes Instagramit.

Pas bisedimeve në rrjete sociale, shqiptari i cili në fillim u shfaq si pakistanez e bindi 17 vjeçaren të takohej në darkë jashtë shtëpisë së saj për një shëtitje.

27 vjeçari shqiptar e kishte marrë me motor studentën dhe e kishte dërguar në një park jashtë zonës së Korydallos, ku kishte tentuar ta puthte me forcë, teksa vajza i kërkonte të ndalonte dhe ta kthente në shtëpinë e saj.

Por siç dhe duket shqiptari kishte plane të tjera shkruajnë, mediat helene.

Ora ishte 22:00 dhe ai në vend që ta dërgonte në shtëpinë e saj e çoi në një apartament përdhese në të njejtën zonë.

Ai mbylli derën, ndezi televizorin me zë të lartë që fqinjët të mos dëgjonin se çfarë po ndodhte dhe më pas e përdhunoi.

Skena horror zgjati rreth gjysëm orë.

Pas përfundimit të aktit shqiptari dhe pasi kishte lënë gjurmë gjenetike në bluzën e 17-vjeçares, e urdhëroi atë të ngrihej dhe ta çonte në shtëpinë e saj.

Madje, ai i kërkoi asaj të mos fliste për të gjitha gjërat e tmerrshme që pësoi.

Vajza pak më vonë dhe në gjendje shoku ka shkuar në Policinë e Korydallos ku ka denoncuar përdhunimin e saj. Ndërsa sot 27 vjeçari shqiptar është arrestuar në shtëpinë e tij në Agia Varvara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME