Categories Lajme

Vrasja e Taulant Beqirajt, dënohet me 21 vite burg Elton Hajnaj

Autori i vrasjes së Taulant Beqiraj, Elton Hajnaj u dënua me 21 vite burg. Gjithashtu dhe 2 shokët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani , janë dënuar me nga 6 vite burg secili si përkrahës të autorit të krimit.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 3 mars të një viti më parë, pranë Gjykatës së Apelit ku  është ekzekutuar me armë 31-vjeçari, Taulant Beqiraj.

Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar.

Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve okularë, ka zbritur nga një mjet, i pa maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, autori është larguar  me autoveturën tip Ford, dhe ka arritur të largohet ndërsa pas ndjekjes është kapur një prej shokëve të tij ndërsa shoku tjetër është dorëzuar disa ditë më pas.

Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe vrarë të riun në rrugën transballkanike.

Ndërkohë,  viktima mëngjesin e vrasjes ka kërkuar një shumë lekësh borxh që nuk dihet se kujt, dhe po ashtu ka komunikuar në telefon me autorët. Kanë qenë tabulatet telefonike që kanë faktuar bisedat e zhvilluara  mes viktimës dhe autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME