Categories Covid-19, Lajme

Greqi, të dielën vaksinohen presidentja dhe kryeminsitri (Sa doza parashikohen deri në fund të Marsit)

9750 doza me vaksinën kundër koronavirusit nga kompania Pfizer-BioΝTech kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Greqinë fqinje, ndërsa vaksinimi pritet të fillojë menjëherë gjatë ditës së sotme.

Vaksinat do të ruhen në zona të veçanta, që plotësojnë të gjitha specifikat e nevojshme dhe nga aty do të shpërndahet në qendrat e vaksinimit. Mjekët në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit do të jenë të parët që do të vaksinohen, duke qenë se janë edhe grupi më i madh i rriskut.

Më 27 dhjetor, vaksinat e para do të kryhen në spitalet e Atikës. Ndërkohë, ditën e diel do të vaksinohen edhe Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou dhe Kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Pas të dielës, do të vijojë vaksinimi edhe në spitalet e rajoneve të tjera.

Deri më 30 dhjetor, në Greqi pritet të mbërrijnë edhe 83850 vaksina nga Pfizer. Deri në fund të marsit, Greqia do të marrë më shumë se 1,2 milionë doza nga kompania Pfizer-BioNTech.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME