Categories Lajme

Greqi/ U fsheh pas kondicionerit dhe ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Tragjik,  ka rezultuar fati i një të mituri shqiptar në Greqi, i cili ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Zakynthos. Protothema.gr, shkruan se 12-vjeçari ishte duke luajtur me shokët e tij në një hotel, ndërsa ishte fshehur pas një kondicioneri të madh.

Sipas kësaj medie, në atë moment ikën dritat dhe i mituri preku pjesën e prapme të kondicionerit e cila ishte e ngarkuar me rrymë elektrike. Ndonëse i mituri u dërgua në spital, ai nuk mundi të mbijetonte. Policia shoqëroi në komisariat pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME