Policia greke ka vendosur në pranga tre persona midis tyre edhe një shtetas shqiptar për kultivim kanabisi në Larisa. Ata janë arrestuar mbrëmë vonë pas kontrolleve të ushtruar në shtëpitë e tyre.
Sipas hetuesve grekë dhe agjentëve kundër narkotikëve bëhet e ditur se në pranga janë vendosur një 62-vjeçar së bashku me djalin e tij 24 vjeç dhe një shtetas shqiptar 53 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim një 29-vjeçar nga Larisa.
Policia ka konfiskuar rreth 12 kilogramë blloqe kanabisi, ndërsa ka konfiskuar edhe përbërësit e kultivimit hidroponik që autorët kishin vendosur në bodrumin e një shtëpie në fshatin Sotiricë.