Categories Lajme

Greqia i thotë jo për të disatën herë shtetasve nga Shqipëria

Greqia ka rinovuar sërish memorandumin që mban të mbyllur kufijtë tokësorë me vendet fqinje. Qarkorja e re, iu dërgua pikave kufitare pak pas orës 12 të mesditës sipas orës lokale, dhe përcakton masat shtrënguese që do të mbajnë të bllokuara kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 25 tetor. Kështu pra, mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasist që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë, ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat për qëllime turistike.

Mbetet në fuqi masa e testit negativ pcr covid 19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit,mbetet forma e udhëtimit  jo më vonë se 24 orë para udhëtimit,doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit cdo ditë, mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë, ndërsa të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi, duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre. Greqia ka marrë masa shtesë edhe në brendësi të vendit, mbas shtimit të ndjeshëm të rasteve me covid.

Masat janë të karakterit lokal dhe ndryshojnë nga zona në zonë,ndërsa qeverria ka vënë në funksionim edhe një platformë digjitale,në të cilën cdo qytetar mund të hyjë dhe duke përdorur kodin postar të zonës që ai interesohet, mund të lexojë edhe masat kufizuese që autoritetet kanë vendosur në atë zonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME