Categories Lajme

“Greqia ndalon çamët të kërkojnë pronat, a s’është shkelje e të drejtave të njeriut?”/ Avokati grek bllokohet: Jemi këtu për ‘Belerin’

Asambleja e Kryetarëve të Dhomave të Avokatëve të Greqisë ka mbajtur sot një konferencë për mediat për çështjen Beleri, duke listuar një sërë shkeljesh sipas tyre të konventës europiane të të drejtave të njeriut në këtë rast nga shteti shqiptar.

Avokatët Dhimitrios Vervesos, Kryetar i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë dhe Patrick Henry, President i Avokatëve pa kufi, ish-Kryetar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut i Counsil of Bars and Laë Societies of Europe (ÇBE) kërkuan që autoritetet shqiptare t’i krijojnë mundësinë Belerit të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.

Por gjatë konferencës avokatët janë vënë në siklet kur janë pyetur nga gazetari Igli Çelmeta për të drejtat e shtetasve shqiptarë me origjinë çame që kërkojnë pronat në Greqi. Avokati ka deklaruar se janë në konferencë vetëm për çështjen Beleri.

REPLIKAT

Gazetari: Greqia nuk lejon shtetasit shqiptare me origjine çame të kërkojnë pronat në Greqi, a nuk është kjo shkelje e te drejtave te njeriut? Do protestonit ju dhe për këtë shkelje të shtetit grek?

A është shkelje dhe kjo e protokolleve që përmendët më parë?

Në Greqi, korrupsioni zgjedhor a është vepër penale dhe nëse po, personat që kryejnë këtë vepër penale arrestohen apo lihen të lirë?

Avokati: Ne nuk kemi ardhur këtu për të diskutuar në lidhje me çështjen e parë që ju pyetët. Kemi ardhur këtu për të folur për çështjen Beleri dhe do t’i referohemi asaj.

Në Greqi sigurisht ai që dënohet me formë të prerë dhe të parevokueshme nga Gjykata patjetër që arrestohet. Por ama ka një dënim, ka një vendim dënimi, nuk është se dikush mbahet në paraburgim. Nëse nuk kemi dyshimin e arsyeshëm se ata do të ikin, do të lëvizin nga vendi që janë mbajtur, ose kanë potencialin që të kryejnë vepra penale të tjera, ose të jenë në gjendje të ndryshojnë provat që janë në çështje penale. Dhe ne për sa i përket çështjes Beleri, shpjeguam se ai nuk është në gjendje të bëjë asnjë nga këto të tria.

Kemi ardhur për të folur vetëm për çështjen Beleri dhe vetëm për këtë çështje do të flasim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME