Categories Lajme

Greqia nis me lirimin e masave, synon festë pa COVID

Greqia ka liruar masat shtrënguese të pandemisë së koronavirusit. Dje në vendin fqinjë janë rihapur parukieritë dhe qendrat e bukurisë. Sipas “Prototherma, qeveria po synon lirimin e masave gradualisht deri për Pashkë, duke i konsideruar ndryshimet e tanishme një “provë” për hapjen totale.

Më 5 prill do të vihet re ndikimi që do të ketë lirimi i tyre, ndërsa profesor Alkiviadis Vatopoulos, i cili është anëtar i komitetit të specialistëve të sëmundjeve infektive nuk e konsideroi si kohën e duhur për të bërë eksperimente.

Nëse situata shkon mire, gjimnazet mund të hapen pas 12 Prillit. Po ashtu edhe kafenetë dhe restorantet ka të ngjarë të hapen në 19 Prill por me kusht që ta lejojë situata epidemiologjike në vend.

Deri më tani Greqia ka shënuar 238,830 raste të infektuara nga pandemia e koronavirusit, nga të cilët kanë ndërruar jetë 7,531 pacientë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME