Categories Lajme

Greqia shtrëngon masat në Kakavijë: Shumë më pak persona do kalojnë kufirin

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pala greke ka përforcuar masat anticovid në Pikën e Kalimit kufitar në Kakavijë, për periudhën 1-15 mars.

Kështu, duke nisur nga dita e hënë, datë 1 mars, Pika Kufitare do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri më 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri më tani.
Gjithashtu, do të ketë një kufizim edhe të numrit të personave që futen çdo ditë. Nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400.

Ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve. Ndërkohë, të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi.

Ndërsa, ata që hyjnë, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore nga 7 ditë që ishte deri më tani. MEPJ rikujton se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME