Categories Lajme

Grida Duma shkon në familjen e Ilvi Metës: PD do ta ndjekë çështjen deri në fund, Prokuroria e Kavajës të nisë hetimet (Dëshmia e babait)

Deputeja e Partisë Demokratike Grida Duma ka shkuar mbrëmjen e djeshme në familjen e 31 vjeçarit, Ilvi Meta, i cili u vetëvra në ambientet Komisiariatit të Policisë së  Kavajës.

Babai i të ndjerit, Agim Meta u shpreh i bindur se djali i tij nuk mund të ketë vrarë veten, ndërsa thekson se nuk ka informacion zyrtar për rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Deputetja demokrate i bëri thirrje Avokatit të Popullit që të bëjë transparencë të plotë, ndërsa siguroi Agim Metën se PD do të mbështesë dhe ndjekë deri në fund këtë çështje.

Sipas  saj është e papranueshme që familjarët të marrin vesh lajmin ppër vdekjen e të birit nga raportimet në media.

Agim Meta: Jam i bindur se nuk ka vrarë veten. Lajmin e mësova nga mediat, shumë i hidhur, isha në punë, dhe vetëm pasdite e pashë te lajmet. Kur kam shkuar te policia nuk më pranuan fare, janë pretekste sikur ka vrarë veten. Kërkova që të shoh fëmijën dhe nuk më lejuan, unë dyshoj se është ushtruar dhunë në polici, është hera e parë që shoqërohej në polici.

Autopsia iu bë, por nuk e dimë ende se çfarë ka dalë. Djali ishte beqar, nuk është e vërtetë që ka qenë problematik. Nuk ka shtet, nuk ka polici, derisa ata nuk më fusin mua që të shoh djalin tim, për çfarë e dua policinë. Unë dyshoj se djalin e kanë vrarë, iu ka mbetur në dorë.

Grida Duma: E di që ju jeni ne terr dhe erësirrë totale se çfarë ka ndodhur mer djalin.Në institucionet ku supozohet se je i sigurtë, ndodh vetëvrasja. Ju keni të drejtë absolute që të kërkoni transparencë dhe qartësi kudo. Do ta kërkojmë në bashkë me ju. Kërkojmë që Avokati i Popullit të vijë dhe të bëjë transparencë. Prokuroria e Kakavajës të nisë hetimet menjëherë nëse nuk i ka nisur. Për mua ësjtë e paparnueshme qs ju si prind nuk dini asgjë.

Ne do të shtyjmë që të bëhet transparencë dhe të bëhet drejtësi. Do ta ndjekim deri në fund çështjen. Ju nuk keni besim tek institucionet, por  do ta bëjmë këtë që të kthehet në shembullin pozitiv dhe ta kuptojnë se askush nuk është i paprekshëm. Ta ndjekim hap pas hapi sepse është rast tepër i rëndë. Prindi e merr vesh vdekjen e fëmijës nga media, kjo nuk ka koment. Dhimbja është shumë e madhe kur ju nuk keni informacion për rrethanat si ka ndodhur, nuk keni variant zyrtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME