Categories Sport

Griezmann vs Hazard, cili ka statistika më të mira?

Champions League, ky është objektivi i Real Madridit dhe Barcelonës për sezonin 2019/20 dhe për t’ia dalë, klubet spanjolle kanë shpenzuar shumë në merkato. Real Madridi ka blerë Eden Hazardin nga Chelsea për 100 milionë euro, plus 40 të tjerë bonuse, kurse Barcelona e ka afruar Antoine Griezmannin për 120 milionë euro.

Që të dy futbollistët kanë lënë gjurmë te tashmë ish-skuadrat e tyre, Chelsea e Atletico Madridi, por cili ka pas në të vërtetë statistika më të mirë gjatë sezonit 2018/19?

28-vjeçari i Realit, Hazard, që luan në të djathtë të sulmit, sezonin e kaluar me “Blutë e Londrës”, shënoi 16 gola në 37 paraqitje në Premierligë dhe dhuroi 15 asiste, kurse Griezmann e mbylli edicionin e fundit me Atleticon me 15 gola në La Liga dhe 8 asiste.

Në total, që të dy realizuan nga 21 gola në të gjitha garat në sezonin 2018/19, me Eden Hazardin që e përfundoi edicionin me 17 asiste, 7 më shumë se Griezmann, 10. Sido që të jetë, me ata në skuadër, sulmi i Realit dhe i Barcelonës do të përmirësohet dukshëm, kjo do t’i bëjë edhe më interesante ndeshjet “El Clasico”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME