Categories Lajme

Grip dhe viroza, urgjencat plot në Vlorë e Fier, mjeku: Dominojnë sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes

Numri i fëmijëve që paraqiten në urgjencën e pediatrisë së Vlorës është çdo ditë e më i lartë. Pediatri Altin Cane tha se janë kryesisht fëmijë të moshës 0 deri në 5 vjeç që paraqiten me temperaturë të lartë dhe probleme në rrugët e frymëmarrjes.

“Numri mesatar të vizitave e kemi 50-60, dhe 70 ditët e fundit. Dominojnë sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes”, tha mjeku  Altin Cane. Gripi është përhapur në masë dhe tek të rriturit, ku numërohen 70 vizita dhe 15 shtrime çdo ditë në spitalin e Vlorës.

Po kështu, në qendrën shëndetësore nr. 1 të qytetit të Fierit paraqiten çdo ditë 20-30 pacientë. Dominon gripi stinor dhe virozat, thotë mjekja Mirela Dollaku, edhe pse shenjat janë të ngjashme me COVID-19.

“Kanë qenë kryesisht viroza me temperatura të lartë. Ka pasur edhe COVID-19, por më pak sepse kemi bërë testet të shpejta dhe dalin negative”, shprehet mjekja Dollaku.

Në kulmin e infektimeve të gripit AH3 dhe AH1, mjekët apelojnë rikthimin e maskave dhe distancim social.

“Këshilla është që qytetarët të bëjnë vaksinën e gripit, të mbajnë maskën dhe të shmangen të mos grumbullohen në kolektiv”, thekson ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME