Categories Lajme

Gripi bën kërdinë, 433 shqiptarë në spital vetëm në një javë

Muaji Janar shënon edhe pikun e virozave dhe të gripit në Shqipëri. Kjo për shkak të uljes së temperaturave dhe të kushteve të paqëndrueshme të temperaturave.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, java e parë e janarit shënoi 433 persona të prekur nga viruset e gripit.
Sipas mostrave të marra për verifikim është gjetur në 60% të rasteve virusin e tipit A dhe në 40% të rasteve virusin B.
Mjekët bëjnë apel për kujdes të shtuar ndaj simptomave duke sqaruar prindërit se karakteristikë e virusit është dominimi i temperaturës së lartë për disa ditë.
Përveç kësaj, mjekët tërheqin vëmendjen për të mos u dyndur në urgjencat e spitaleve por gjatë orëve të natës të përdorin qendrat e hapura 24 orëshe.
Mbingarkesa e mjediseve të urgjencës shton sëmundshmërinë dhe fëmijët e prekur nga gripi mund të marrin edhe viruse të tjera në qarkullim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME