Categories Lajme

Gruaja dhe vajza e narkotrafikantit famëkeq, në ‘luftë’ me njëra-tjetrën

Pasi u kap dhe u dënua narkotrafikanti më famëkeq i viteve të fundit, El Chapo, prokurorët kanë nisur tanimë të merren me çështjen e gruas së tij, Emma Coronel Auispuro. Ndaj 29-vjeçares nuk ka deri më tani një akuzë zyrtare, por roli i saj brenda organizatës kriminale po hetohet.

E megjithatë, kjo nuk e ka penguar aspak gruan e Joagin Guzmann që të regjistrojë në SHBA markën e biznesit “El Chapo Guzman” në zyrën e patentave. Sipas një zëdhënëseje të skuadrës së avokatëve të kreut të kartelit të Sinaloas, ky është një projekt për të cilin Emma dhe Joaquin kanë vite, që e diskutojnë.

Paralelisht me gruan e El Chapos edhe Alejandrina Guzmann Salazar, një prej 10 fëmijëve të El Chapos, i ka dhënë jetë kompanisë së saj të veshjeve dhe aksesorëve. “El Chapo 701”, ndonëse nuk është regjistruar ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një faqe zyrtare në internet dhe rrjetet sociale.

Sikurse mund të kuptohet, midis gruas dhe vajzës së narkotrafikantit famëkeq duket se do të ketë “luftë” për emrin identifikues të bizneseve.

Image

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME