Categories Lajme

“Makina nuk bën më, malet po numërohen nga policia”/ Cila është SMS-ja që fundosi Balilin

Ditën e sotme u lexua pretenca për Klemend Balilin. Prokurori Ened Nakuçi kërkoi 18 vite burg për “Escobarin e Ballkanit”. Duke qenë se procesi ndaj Balilit ka qenë me gjykim të shkurtuar, ai përfiton uljen e 1/3 të dënimit, duke e çuar në 12 vite. Balili akuzohet për trafikun e mbi 600 kg hashash në ishullin e Zakynthos në Greqi. Përgjimet e autoriteteve greke janë prova më e fortë ndaj tij.

Dyshohet se në maj të 2016, Balili organizoi trafikun e drogës nëpëmjet detit, në marrëveshje me koordinatorin e transportit, Georgios Alyfantis, i asistuar nga Ksenofonda Anagnostopulo dhe dy shqiptarët Petro Dalanaj e Kleanth Palaj. Ato ndodheshin në det por koordinoheshin nga Balili, i cili ndodhej në Sarandë. Sipas dosjes greke, Balili fliste me dy numra grekë, ku jepte urdhëra për korrierët e tij, ndërsa koordinonte veprimet me kreun e organizatës, Georgios Alyfantis, shkruan Shqiptarja.com.

Organizata e këtij të fundit përbëhej nga Spiridon Kolevris, Athina Vossou, Dimitrios Papamihelakis, Hristos Horianopoulos, Zaharias Rontos, Mihail Sofronas, Nikolaos Tasopoulos, Stamatis Bouropoulos, Stefan Zotos. Droga shpërndaj në të gjithë Ballkanin, Evropën e deri në Angli. Po sipas hetimeve greke, më 5 maj të 2016-ës, korrierët e Balilit, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, u nisën nga Saranda dhe dërgun 678 kg marijuanë me skafin e quajtur “Vasiliki”.

Më 7 maj 2016, shqiptarët mbërrijnë në Zakynthos dhe ia dorëzojnë drogën tre personave, anëtarë të bandës së Alyfantis. Ky i fundit mbante kontakte me Balilin dhe Dalanajn. Balili në përgjime ishte “Kely”, Petro Dalanaj thirrej nga Alyfantis “Baba”, ndërsa shqiptari ia kthente “biri im”, droga ishte e koduar me emrin “makina”, ndërsa pakot me fjalën “Mali”. Gjatë transportit të drogës ka patur një problem, pasi shqiptarët kanë ngatërruar vendin e mbërritjes, duke e lënë drogën në një ishull pranë Zakynthos. Më pas ata u arrestuan nga policia po atë ditë.

Menjëherë pas ngjarjes, Alyfantis dhe Balili intensifikojnë telefonatat, duke thënë se “makina nuk bënte më” dhe se “malet po numërohen nga policia”. Dy bosat vendosin që të ruajnë qetësinë e mos tu bërtasin korrierëve, nga frika se ato mund të bënin ndonjë gabim. Pas dështimit, Alyfantis i thotë Balilit se ka ngelur me “bukë, domate e djathë”, ndërsa ky ia kthen se herën tjetër do ti sjellë një ngarkesë me 5.

Policia greke i kishte nën përgjim, por nuk kishte gjetur identitetin e plotë të “Kelyt”. Ka qenë një gafë e Balilit, i cili i ka çuar me mesazh numrin e pasaportës shtetasit grek.

Greku i thotë Balilit:

Vellai im, dërgo numrin e pasaportës tënde…
Më pas në mesazhin e grekut ka ardhur një mesazh nga numri 00306971713372 ku shkruhej

BF2613552
Pas kontrollit në sistemin TIMS u zbuluar se numri i përkiste Klemend Balilit, lindur më 20 mars 1972 në Sarandë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME