Categories Lajme

Gruaja e minatorit që humbi jetën një ditë më parë: Kam një vajzë të…

Gruaja e minatorit Fiqiri Karaj, i cili humbi jetën një ditë më parë në një aksident të ndodhur në një nga galeritë e zonës D në Bulqizë shprehet se kryefamiljari ishte i vetmi që punonte.Fatbardha Karaj në një prononcim për ABC bën me dije se e ka të vështirë ta mendojë jetën pa kryefamiljarin i cili ishte dhe i vet mi që kujdesej për të ardhurat e familjes. Bashkëshortja e 49 vjeçarit thekson se për lajmin e hidhur e kishte telefonuar kunata.

Ndër të tjera ajo thekson se bashkëshorti i saj prej vitesh ka punuar në galeri të ndryshme dhe në zonën D kishte vetëm një vit që kishte filluar punë.“Një vit e ca. Ka pas punuar në Krastë, atje e mbylli se nuk paguheshin. Kam tre goca, nuk kemi asnjë të ardhur, kam një gocë të sëmurë, me probleme çdo dy muaj shkoj në Tiranë. Kërkoj çfarë të jetë e mundur. Shtëpi nuk kam, asgjë nuk kam.

Më mori kunata në telefon ajo më gënjeu më tha kam fëmijën e sëmurë dhe unë e mora dhe një herë dhe më thanë pastaj ka vdek burri. Kaq! Nuk thoshte që është vështirë shumë, nuk ankohej asnjëherë. Ka shumë vite që ka punuar. U mundua të futet tek shtetërori dhe nuk u bë gjë dhe u fut tek privati prap”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME