Categories Lajme

Kërkohet nga policia, Fjolla Morina shijon pushimet me partnerin në Dubai?

Fjolla Morina ka qenë kohët e fundit kryefjalë e mediave për shkak të problemeve me drejtësinë. Këngëtarja vazhdon të jetë në kërkim nga policia, pasi u arratis ndërsa ishte në arrest shtëpie në një banesë me qira në Kukës. Por ky fakt nuk e shqetëson aspak këngëtaren pasi mesa duket ka udhëtuar drejt Dubait për të shijuar disa ditë relaksim.Ka qenë partneri i saj, Fisnik Syla i cili ka zbuluar nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale se ndodhet në Dubai.

Ndonëse nuk ka publikuar fotografi me Fjollën, vështirë të mos besohet se biznesmeni ka udhëtuar vetëm drejt këtij vendi. Ai gjithashtu ka ndarë dhe një video, ku shihet duke darkuar në një restorant, krahas së cilës ka shkruar: “Një natë e këndshme”. Megjithatë, nuk ka një konfirmim publik nga dyshja se ndodhen bashkë në Dubai. Kujtojmë që pas arrestimit në Morinë, Fjolla u kritikua gjithashtu dhe për lidhjen me Sylën, pasi është raportuar se ka qenë shkaktare e ndarjes me ish bashkëshorten e tij. Lidhur me këto lajme, Syla u shpreh se: “Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME