Categories Lajme

Gruaja e tij pagoi 55 mijë dollarë, Dubai rrëzon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Florenc Çapjas

Gjykata e Apelit në Dubai rrëzoi të martën kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e një të kërkuari për vrasje të dyfishtë.Mësohet se bëhet fjalë për Florenc Çapjan, ndërsa Apeli në Dubai e ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij për mungesë provash dhe për mungesën e një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.

Autoritetet shqiptare paraqitën një kërkesë në fillim të vitit të kaluar duke kërkuar ekstradimin e tij me akuzën e vrasjes, mbajtjes së armëve pa licencë dhe anëtarësimit të një grup të krimit të organizuar. Florenc Çapja, megjithëse në kërkim për vrasje në Shqipëri, prej 12 korriku është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe nuk është më në mbikqyrje nga autoritetet.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja.

Ndërkohë Auatif Mohammed, avokatja e Florenc Çapjas në Dubai, tha se kërkesa u refuzua sepse Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria nuk kanë traktat ekstradimi dhe burri nuk ishte në Shqipëri kur u krye krimi.

Hetuesit në Shqipëri u thanë autoriteteve të Dubait se shqiptari, 40 vjeç, punësoi dy vrasës në vitin 2012 dhe u pagoi atyre 50,000 euro (56,447 dollarë) për të vrarë babë e birë.

Oficerët në Dubai arrestuan 40-vjeçarin kur çështja u ngrit për herë të parë vitin e kaluar. Ai u mbajt në paraburgim kur zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait më 31 maj 2021 ku edhe mohoi të gjitha akuzat.

Avokatja tha se gruaja e klientit të saj pagoi 200,000 Dhah ( rreth 55 mijë dollar) me kusht dhe ai u lirua gati dy muaj pas arrestimit të tij, por çështja vazhdoi.

“Klienti im u mbajt në paraburgim për gati 60 ditë,” tha avokatja Mohammed.

Çapja i tha gjykatës në Dubai se akuzat dhe kërkesa për ekstradim kishin për qëllim dëmtimin e reputacionit të familjes së tij, e cila po garonte në zgjedhjet në Shqipëri.

“Një nga familja e tij e njohur politike kandidoi për zgjedhje në Shqipëri dhe klienti im beson se kërkesa për ekstradim për një vrasje që nuk e ka kryer në kohën e zgjedhjeve është një përpjekje për të shtrembëruar reputacionin e familjes së tij dhe për të ndikuar në opinionin publik” tha zonja Mohammed.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME