Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej orës 12 të ditës së sotme në zonën lagunore të mbrojtur të Knallës në Shëngjin. Deri tani flaket kanë përshkuar rreth 10 hektarë bimësi, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të mungesës se rrugës. Aktualisht zjarri nuk përben rrezik për zonën e banuar, teksa zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në këtë zonë.
Categories
Lajme
Zjarr i përmasave të mëdha në Shëngjin, digjen mbi 10 hektarë me bimësi
