Categories Kuriozitete, Lajme

Gruaja martohet me lopën pasi thotë se “më puthi e më ndoqi në dhomë, si burri im i ndjerë” (fotot)

Disa pamje të çuditshme po qarkullojnë në mediat sociale në Kamboxhia, ku një grua e moshuar thotë se po jeton “e lumtur në martesë” me një lopë për të cilën beson se është rimishërim i bashkëshortit të saj të ndjerë.

Khim Hang, 74 vjeçe, e cila jeton në provincën veriore Kratie në Kamboxhia, thotë se u martua me lopën pasi ajo “e kishte puthur dhe e kishte ndjekur lart në dhomë”, siç kishte bërë më parë burri i saj i vdekur.

Ceremonia e marteses nuk tregohej në pamjet e publikuara por fshatarët që kishin marrë pjesë, dëshmonin se kishte ndodhur. Hang shihet që drejton lopën për te shtëpia e saj një-katëshe.

Ajo më pas i bën asaj një banjë dhe i përgatit një krevat të rehatshëm, ashtu siç bënte më parë për bashkëshortin e saj Tol Khut, i cili ka vdekur një vit më parë.

Gruaja thotë se shpirti i burrit të saj erdhi te ajo kur lopa i lëpiu flokët, qafën, e më pas e puthi dhe e ndoqi lart në dhomë, dhe kjo mjaftonte që ajo të besonte se ishte mishërim i burrit të saj Khut.

Hang tha për agjencinë Reuters: “Besoj se kafsha është në fakt burri i sepse çfarëdo që ajo bën e bën në të njëjtën mënyrë që e bënte dhe ai kur ishte gjallë”.

Edhe i biri i Hang i beson pretendimet e nënës dhe ruan me vigjilencë që kafsha të mos largohet nga shtëpia pasi sipas tij, “e ndjen frymën e të atit brenda kafshës”.

Hang i ka urdhëruar fëmijëve të kujdesen për “babanë” deri sa kafsha të ndërrojë jetë. Kjo nuk është hera e parë që një njeri martohet me një kafshë.

Një adoleshent nga një fshat bregdetar i Indonezisë ishte detyruar nga komuniteti të martohej me një lopë në vitin 2010. Fshatarët organizuan ceremoninë e martesës së 18 vjeçarit Ngurah Alit me lopën pasi e kapën atë duke bërë seks me kafshën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME