Categories Sport

Grabitet shtëpia e Arturo Vidal, i marrin bizhuteritë dhe makinën luksoze

Arturo Vidal e ka pësuar nga hajdutët këtë herë. Mesfushorit të Interit i kanë hyrë në shtëpinë e tij në periferi të Comos, mbrëmjen e derbit të 7 nëntorit. Hajdutët kanë marrë sende me vlerë dhe bizhuteri ari, ndërkohë që fatin e keq e ka pasur edhe një nga makinat luksoze të kilianit.

Fuoristrada Brabus Amg G700, me vlerë rreth 150 mijë dollarë, është marrë nga hajdutët, të cilët në fakt tentuan të merrnin Ferrarin 448 Spider. Sigurisht Vidal e ka gjetur shtëpinë rrëmujë më pas, pasi i kishin thyer xhamin dhe ishin futur brenda.

Karabinierët kanë marrë denoncimin nga lojtari dhe po hetojnë valën e vjedhjeve, pasi në zonë ka pasur disa të tilla këto kohë. Vidal nuk është për herë të parë viktimë e hajdutëve, pasi në vitin 2014 iu futën në shtëpi dhe i morën 60 mijë euro cash dhe 90 mijë euro bizhuteri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME