Categories Lajme

Rënie e infektimeve me koronavirus në vend

Situata pandemike në vend mbetet në shifra thuajse të njëjta. Dy javët e fundit kanë shënuar rënie të infektimeve. E tillë paraqitet situata në vend nga COVID-19, teksa fatalitetet janë rritur. Spitali COVID 3, aty ku një ditë më parë njëra nga dhomat u përfshi nga flakët.

“Nëse llogarisim dy javët e fundit kemi 5637 infektime në raport me 7775 infektime që kishin dy javët e para të nëntorit. Ka mbi 1000 infektime më pak në raport me të njëjtat thuajse testime. Dallimin e bën vetëm numri i fataliteteve.

Kemi 38 fatalitete më shumë në harkun e dy javëve të fundit në raport me dy javët e para. Nga data 1 deri në 14 nëntor janë regjistruar 61 fatalitete nga COVID-19 në mesin e të shtruarve në dy spitalet COVID, ndërkohë që nga 14 deri më 27 nëntor ka 99 viktima, mesatarja 7 viktima në ditë. Ky fakt përbën një shqetësim shumë të madh. Nuk ka ndryshuar numri i shtretërve në të dy spitalet COVID, 150-160 të shtruar gjatë gjithë kësaj periudhe”,.

Ajo që mbetet si problematikë e shtuar tashmë është ardhja me vonesë në spital. “Pasi pacientët janë kuruar më parë në shtëpi duke u trajtuar me medikamente bazë dhe spitalore dhe më pas shkojnë në spital me mbi 50% mushkërisë së prekur. Në mesin e viktimave në dy javët e fundit, ka pasur dhe persona të vaksinuar me të dyja dozat si të Coronavax ashtu dhe Pfizer.

Në mesin e të shtruarve 15-20% e tyre janë të vaksinuar me një dhe dy doza, ndërkohë që pjesa tjetër janë të pavaksinuar dhe në asnjë rast nuk ka asnjë person të riinfektuar dhe në gjendje të rëndë. Të gjitha format e riinfektimeve me COVID-19 në Shqipëri, janë të gjitha raste të lehta dhe të moderuara. Nga të dhënat dhe një përllogaritje e situatës rezulton që jemi në të njëjtat shifra, 16% e shkallës së pozitivitetit.

Incidenca mbetet thuajse në të njëjtat vlera. Kemi 232 infektime për 100 mijë banorë me një rënie të lehtë në krahasim me dy javëshin e parë të nëntorit, kur kishim 277 infektime për 100 mijë banorë. Sa i përket urgjencave ditore, mbeten thuajse të pandryshuara. Në një ditë normale 15:20 urgjenca mjekësore. Urgjencat e rënda marrin fillimisht trajtim në COVID 1 dhe më pas kur gjendja përmirësohet pacientët transferohen në COVID3”.

Sa i përket zjarrit të një dite më parë, sot situata në COVID-3 është shumë normale.

“Vetëm një prej dritareve e mbyllur, aty ku ra zjarri. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e menjëhershmë, pasi nëse nuk do ishte vepruar menjeherë mund të ishte përhapur në gjithë spitalin. Dyshohet që zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga një rezistencë e lënë ndezur.

Një shqetësim vjen nga drejtuesit e autoambulancave spitalore, 16 prej tyre nuk e kanë marrë bonusin e veçantë që jepet për COVID-19 prej tre muajsh. Bëhet fjalë për drejtuesit e ambulancave që transportojnë pacientë me COVID-19 ose viktima nga COVID-19. Janë trajtuar me bonus gjatë pandemisë, por në tre muajt e fundit ky bonus iu është ndërprerë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME