Categories Showbiz

Gruaja-moderatores: Nuk kisha këpucë dhe rroba që të vija në emision, shiko si kam ardhur…

Drita një grua nga Mallakastra ka qenë pjesë e emisionit “Historia ime” për të rrëfyer se jeta e saj është e shkatërruar, nuk ka fëmijët pranë dhe se është e divorcuar prej 12 vitesh sepse vjehrra nuk e donte dhe ktheu kundër saj djalin dhe burrin. Vajzën për shkak të varfërisë e ka dërguar tek burri. Ajo kërkon ndihmë për të gjetur një punë dhe të marrë bonus qiraje sepse ka ngelur mes 4 rrugëve.

Mirela Milori: Ti përfitove nga bonusi i qirasë apo jo?

Drita: 550 mijë për 3 muaj, po 3 muajt e tjera ku janë?

Mirela Milori: Ti për sa e fitove bonusin?

Drita: Për 3 muaj dhe ia dhashë asaj zonjës. I thashë ma ler një 50 mijë lekshe se doja të vija këtu dhe nuk kisha një palë këpucë që të vija. Mi dërgoi mbesa atletet, me se të vija këtu, nuk kisha rroba. Gjithë dimrin unë shkoja tek murgeshat, ato më prisnin më dhanë një palë këpucë. Vajta një herë për një xhup, por ai ishte i madh, shiko si kam ardhur me një xhaketë të hollë, se s’kam. Këto pantallona i mora me të shkruajtur 7 mijë lekë, kur të marr ndihmën, çfarë të bëj më parë me ndihmën unë?

Mirela Milori: Merr ndihmë ekonomike?

Drita: Po 27 mijë lekë të vjetra.

Mirela Milori: Po për punë ke kërkuar?

Drita: Kam kërkuar, por nuk ka. Kur ishte shtetrrethimi mbajta një grua nja një muaj me 5 mijë lekë 8 orë sepse ishte me tension ajo dhe me ato që kam jetuar. Se në fillim ngela pa bukë fare. Tani jetoj tek vëllai por ai do e lëshojë shtëpinë me qira.

Mirela Milori: Po ti ku do shkosh?

Drita: Po hë ku di unë, ja këtë kërkoj ndihmë unë tani, pa punë, pa shtëpi, unë jam në rrugë. Gjithë jetën kështu kam vuajtur. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME