Categories Lajme

“Gruaja u hodh nga ballkoni t’i shpëtonte”, fqinji: Djali e ndoqi me thikë dhe e godiste nënën e tij

Fqinji i familjes Çobaj në Dukas, Patos ka treguar minutat e tmerrit të 50-vjeçares Donika Çobaj, e cila u plagos sot me thikë nga djali i saj 30-vjeçar Klajdi Çobaj.

Dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ai thotë se e ka parë si djali e ka qëlluar nënën me thikë dhe e ka ndjekur nga pasdhe në ballkon dhe poshtë pallatit, pasi gruaja ishte hedhur për t’i shpëtuar.

Sipas tij, familja është shumë e mirë dhe nuk kanë pasur probleme më parë. Gjithashtu për djalin, fqinji tregon se nuk pinte as alkool dhe as drogë dhe se nuk e di se cila ka qenë arsyeja që çoi në këtë ngjarje të rëndë.

“Ne dëgjuam zhurma. O Klajdi ça bërë, se jemi komshi përballë, kati i dytë, dola në ballkon bashkë me nipin dhe pamë atë të gjakosur që po dilte nga dera e ballkonit nga brenda shtëpisë dhe në ballkon ai duke e goditur, vazhdoi e shkreta. Ajo u hodh nga kati i dytë, zbriti poshtë, ai vazhdoi.

Unë i bërtita o Klajdi çfarë bën, se jemi komshinj, jemi rritur, janë një familje shumë e mirë. Çuni as problematik, as alkool, as drogë, as cigare nuk pinte, shumë djalë i mirë.

Edhe ajo si grua, se jemi rritur, kemi 30 vjet këtu, shumë njerëz të mirë dhe ajo u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar. ‘Ça më bëre’, ai e ndoqi, doli prapë. Ai doli jashtë, filloi ta qëllonte prapë aty, i bërtita prapë, zbrita poshtë dhe në atë kohë e la.

I thashë lërë ça bën, më dëgjoi, më pa në sy dhe hodhi thikën poshtë. I bërtita fortë, lërë mos. Erdhën familjarë të tij, nuk e di kush e lajmëroi dhëndri, e kapën me nja dy gra të lagjes dhe e hipën në makinë e çuan në spital.

Nuk kemi dëgjuar debate më parë. Familje shumë e mirë, ajo zonjë, i ka rritur me sakrifica. E jashtëzakonshme për atë djalë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME