Fotografia e një gruaje në Washington u bë virale për një arsye të fortë. Pasi ajo e vendosi oktapodin në fytyrën e saj, pësoi një infeksion serioz pasi krijesa kafshoi mjekrën e saj. Jamie Bisceglia po merrte pjesë në një kompeticion peshkimi të salmonit në Tacoma Narrows të shtunën. Ajo vuri cefalopodin në fytyrën e saj dhe tha që tentakulat i mbulonin veshët dhe hundët.
Kësisoj, oktapodi e kafshoi atë në mjekër, duke e detyruar të shkonte në spital pas infeksionit të përjetuar. Asaj i janë publikuar edhe disa fotografi përgjatë momentit të rrezikshëm, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

