Categories Lajme

Gruas i mungonin 1 milion lekë në shtëpi, shokohet kur zbulon se vajza e saj e mitur…

Një 21-vjeçar i arrestuar nga policia pritet të dalë përpara gjykatës për akuzën e abuzimit të një të miture që e njohu në platformën snapchat.

Bazuar në humbjen në banesë të gati 1 milionë lekëve, e ëma e vajzës kërkoi nga prokurorët gjetjen e autorëve. Gruaja me inicialet M.S. përmendi se herë pas herë ajo konstatonte humbjen e parave ku dhe zbuloi se hajduti ishte e bija.

Por e mitura është pyetur për shkaqet ajo u tha psikologëve se shantazhohej nga ish-i dashuri. E njoha në snapchat dhe u lidha nga frika – thotë fëmija në dosje, ‘dhe për shkak se ai më bëri foto me urdhëronte që të izolohesha nga të gjithë në të kundërt do t’i publikonte. Sipas dëshmisë së administruar e mitura u nda mbas abuzimit, por kërcënimet kanë vazhduar me kërkesa të tjera.

Bëhet me dije se i dyshuari vazhdoi ta kërcënojë se do t’i publikonte fotografitë në rast se ajo nuk i jepte para. Por psikologja Doklea Hadërgjonaj që punon me fëmijët e abuzuar dhe që kanë rënë viktima përmes rrjeteve sociale u kërkon prindërve të komunikojnë me fëmijët. Jo vetëm kaq por ata duhet të kontrollojnë edhe videolojrat mbasi në mjaft raste fëmijët komunikojnë me të panjohurit duke iu treguar adresën e shkollës.Doklea Hadërgjonaj, psikologe:” Të kontaktojnë me kompanitë me të cilat kanë lidhur internetin dhe të kërkojnë bllokimin e faqeve me adultë”. Të dhënat e prokurorisë konfirmojnë se hetimet për abuzimet e fëmijëve në rrjet janë rritur në masën 30 përqind./Top Channel/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME