Tirana, Elbasani Vlora janë qytete ku ka një dendësi të madhe të popullsisë, e ku në to ka edhe një shifër në rritje të familjeve në nevojë, që u prekën nga efektet dhe kriza që shkaktoi pandemia e Covid 19 në gjithë vendin tonë, e më gjerë. Por teksa kushtet social-ekonomike të shumë familjeve, ishin në skaj të mbijetesës, duket se koronavirus vështirësoi edhe më shumë jetesën e tyre, duke e çuar në kufij të ekzistencës.
Qemal Idrizi sot është 60 vjeç dhe jeton prej 22 vitesh në rrugë. Për shkak të dallgëve të shumta të jetës, ai përfundoi i pastrehë dhe në mëshirë të rrugës, teksa ngrys ditët si mos më keq, pa ushqim, pa ngrohje, pa një strehë mbi kokë. Qemalin e gjejmë pranë zonës së tregut të biçikletave, së bashku me triçiklin e tij, i cili ka marrë pamjen e një dhomëze të vogël, 1 me 1, në të cilën zhvillohet e gjithë jeta e tij, prej shumë vitesh tanimë.
Aty gatuan, ha, fle, etj. “Gjatë pandemisë, unë mezi e kam mbajtur veten gjallë, sepse nuk blinin njerëzit gjë. Kam jetuar shumë shumë keq dhe po jetoj. Kam marrë një gjysmë buke, dhe e haja me tre vakte, me qepë, me vaj, me kripë, e lyeja bukën. Kështu e kam shtyrë për të jetuar.
Kërkoj nga bashkia që në radhë të parë të më fusin në punë, se po të jem në punë edhe mund ta marr një shtëpi të lirë me qira, ja këtë dua unë. Jam zero fare, edhe me më vra një lek nuk e kam në xhep. Gjatë pandemisë dhe karantinës nuk kam pasur asnjë lloj ndihme. Nuk kam emigruar se e kam dashur vendin tim. Jam tirons dhe nuk meritoj të rri kështu rrugëve. U bëra 60 vjeç dhe ku do ha e ku do mbytem, ndaj i bëj thirrje institucioneve”, tregon ai i përlotur. Hera-herës me disa gjëra të përdorura, del në cep të trotuarit për të shitur diçka, e me paratë e përftuara të shtyjë së paku një vakt, një ditë, ose 1 javë.
“Kam pas para 1 viti ndihma, dhe pastaj jo më. Jam pa punë, në mëshirë të fatit. Dal për të shitur disa gjëra të tjetra që mi falin, por s’na lë bashkia, megjithëse me të drejtë, se prishet estetika e rrugës. Sot konkretisht e kam hap mallin që në 8 të mëngjesit e deri më 12 nuk kam bërë asnjë lekë, nuk ka më blerës fare. Ku do ta mbys veten unë? “, pyet me të drejtë ai, teksa tregon mirënjohje të thellë për komshinjtë që e kanë ndihmuar duke i falur diçka të vjetër që më pas Qemali e ka shitur, por siç rrëfen edhe ai, s’ka më blerës pas Covidit.
“Këto komshinjtë më kanë ndihmuar me këpucë, me rroba, që të dal t’i shes. Shumë shumë, dita më e mirë mund të bëj 6 mijë lekë të vjetra, dhe me to jetoj kur s’kam punë”, tregon ai. Teksa jemi në mes të dimrit dhe temperaturat kanë pësuar ulje, Qemali na tregon se as numri i madh i batanijeve me të cilat mbulohet në triçiklin e tij, me mure “plastmasi”, nuk i bëjnë punë, ka pasur net të tilla, ku temperaturat shënonin poshtë zeros, sa i ftohti i hyn deri në palcë. “Mbrëmë më lindi ideja se si tu ngrohja, e ngroha një tepsi tek bombula e gazit, dhe e futa në jorgan që të ngrohja këmbët se isha shumë shumë keq”, shprehet Qemali.
Por duket se dramat e tij nuk kanë të mbaruar. E gjithë jeta e tij pas dramës së divorcit dhe mbetjes në mes të 4 rrugëve, duket sikur luhet me akte të vogla e me të tjera drama.
“Më mirë të v des këtu, s’dua t’ia di fare, aq keq kam vajtur, se s’kam ndihmë nga asnjë institucion. Shkova për të bërë asistencën, unë pa punë, pa shtëpi, pa pension dhe më thanë nuk i plotëson pikët. Ashtu më thanë tek njësia administrative e lagjes. Nuk e di ku duhet me u anku më thanë. Këtu edhe për dorën e bardhë që flitet, edhe për to ka korrupsion të madh”, sqaron i indinjuar Qemali.
Kohë më parë ai përmes ndihmës së aktivistëve të komuniteti rom dhe egjiptian, përfitoi nga programi i bonusit të qirasë prej 6 mijë lekësh të reja në muaj, por andralla e këtij vendimi bëjnë gjë ata. Do vijmë prapë, do vijmë prapë. S’kemi përfituar asnjëherë asgjë, as pako ushqimore, as ndihmë, asnjë lloj kushti, asgjë. Jemi përtokë”, tregon ai, teksa na fton të shikojmë realitetin, dhe kushtet e kësaj familje flasin vetë. Gjendja e familjes Dervishi ulëret veçse varfëri.
Për Gazmirin e tillë gjendje është që nga momenti kur nëna e tyre ndërroi jetë.
“Ne jemi dy veta banojmë si mos më keq, që kur na ka vdekur plaka e deri tani. S’kemi asnjë lloj kushti. S’kemi asnjë lloj ndihme, jemi përtokë. Por s’patëm përkrahje kështu do rrimë gjithë jetën. Aq sa të kemi, aq do jetojmë, por nuk jetohet kështu”, rrëfen Gazmir Dervishi nga Elbasani. Në moshë të thyer, së bashku me vëllain ata kanë veçse një apel për shtetin. Dikush duhet të kujtohet për ta, për të mos i lënë më në mëshirë të fatit.
Ervis Çota, drejtues i Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome (LRER) në Elbasan na tregon se organizata që ai drejton bëri përpjekje maksimale në drejtim të ndihmës së familjeve në nevojë përsa i përket ndihmave me pako ushqimore që Bashkia Elbasan shpërndau, duke u përpjekur kështu që të gjithë të ishin pjesë e listave të bashkisë.
“Ne si organizatë e vlerësojmë maksimalisht miratimin e VKM-së nr.236, datë. 19.03.2020 si një mundësi e mirë për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Por, nisur nga informacionet që kemi, shohim se VKM-ja nuk ka gjetur zbatim si pasojë e moskoordinimit të strukturave përgjegjëse dhe rakordimit në kohë i listave të familjeve në nevojë. Këto vonesa kanë ndikuar në nxitjen e kryefamiljarëve të familjeve në nevojë të mos zbatojnë urdhrat e miratuara nga ana e qeverisë duke e ‘thyer’ karantinën”, thotë Ervis Çota, drejtues i LRER në Elbasan, ndërsa
sqaron se familjet në nevojë janë të pakënaqura nga mënyra se si bashkitë dhe strukturat përkatëse kanë menaxhuar shpërndarjen e pakove ushqimore dhe listat e familjeve, pasi shumë të tilla kanë mbetur pa pako ushqimore. Nisur nga kjo situatë, ne kërkuam gjithashtu informacion edhe në bashkitë e këtyre tre qyteteve, ku vetëm Bashkia Elbasan ktheu përgjigje për këtë çështje.
“Bashkia Elbasan gjatë vitit 2020, por edhe në vazhdim ka pasur në qendër të vëmendjes mbështetjen ndaj familjeve dhe individëve në nevojë të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane. Për këtë arsye në Prill 2020 kemi miratuar në Këshillin Bashkiak edhe Planin Vendor për Integrimin e romëve dhe egjiptianëve. Ndërsa në aspektin praktik të mbështetjes me ndihma kemi 4 fusha veprimi:
Mbështetja në para, ku kanë përfituar Ndihmë Ekonomike 158 deri ne 162 familje në muaj nga komuniteti Rom dhe 450 deri 470 familje nga komuniteti Egjiptian çdo muaj. Gjatë periudhës së pandemisë që i përket muajve Prill-Maj dhe Qershor 2020, këto familje kanë marrë pagesa dyfish të ndihmës ekonomike.
2.Mbështetja në ndihma ushqimore: 400 familje në nevojë nga komuniteti Rom janë mbështetur 3 herë me pako ushqimore, ndërsa rreth 750 familje nga komuniteti Egjiptian janë mbështetur 2 herë me pako ushqimore. Gjithashtu 400 familjet rome janë mbështetur me 2 paketa higjeno-sanitare dhe 500 familje egjiptiane me 1 paketë higjeno-sanitare. Po kështu rreth 140 fëmijë nga komuniteti rom dhe 230 fëmije nga komuniteti egjiptian kanë përfituar rimbursim të recetave mjekësore.
3.Mbështetja me bonus qiraje: Për vitin 2020 kanë përfituar bonus qiraje 25 familje Rome dhe 115 familje egjiptiane. mbaroi shpejt, pasi Qemali nuk mundi dot të gjente një shtëpi me një shifër të tillë qiraje, kështu që bashkia u tërhoq nga bonusi.
Qemali nuk ka një pension, dhe është në varësi të shitjeve të sendeve të përdorura , për të siguruar kështu jetesën. Të vetmit njerëz që e mbështesin janë motra dhe vëllai, por që ai thotë që ata kanë ndërtuar jetën e tyre dhe kanë familjen e tyre ndaj nuk do kurrsesi të bëhet barrë.
Vështirësitë me të cilat përballet i moshuari janë të mëdha dhe zgjidhjet të vogla, sidomos në këtë periudhë pandemie, ndaj ai me gjysmë zëri na rrëfen se nuk kanë qenë të pakta rastet që ka menduar dhe vetëvrasjen, vetëm e vetëm që të mos e bëjë më këtë lloji jetese sfilitëse. “Mu ka mbushur mendja me marrë nja dy termometra, që t’i pi zhivën. Kam dëgjuar se vdes po të pish ato. Deri aty më ka çuar mendja se po jeto shumë shumë keq”, përfundon Qemali me lot në sy.
Por si Qemali, ka shumë të tjerë, të cilët gjenden në vështirësi ekonomike e që kriza financiare e pandemisë e ka thelluar edhe më shumë gjendjen e tyre. E tillë është edhe familja Pasha. Tana Pasha është rreth të 30-ave, por nga pamja mund t’i japësh pa frikë edhe 15 vite më shumë. Jeta e vështirë dhe përballja me kushtet e vështira ekonomike gjatë pandemisë e ka bërë që thuajse të dorëzohet.
Ajo na rrëfen se jeton me qira prej 5 vitesh, teksa ka përfituar nga bonusi i qirasë së Bashkisë Vlorë, ndërsa jeton vetëm me djalin. Ndërsa gjatë gjithë jetës i është dashur të luajë edhe rolin e babait për të birin.
“Unë me djalin vetëm jetoj, s’kam burrë. Me të keq, pa bukë jemi. Edhe përkrahjen ma hoqën. Mbledh kanaçe nëpër kazanët e Vlorës. Për vete jam e sëmurë, me tension, me diabet. I bëj thirrje shtetit që të më ndihmojë me ndonjë punë, me ndonjë ndihmë. Me të keq e kemi përballuar pandeminë, vetëm me 1 kg sheqer, vaj e oriz na kanë ndihmuar. Punon edhe djali, por çfarë do bëjë edhe ai”, tregon Tana e dëshpëruar.
Nga hallet dhe problemet Tana nuk ka shpëtuar asnjëherë. Ajo na rrëfen gjithashtu se vuan nga shëndeti dhe çdo muaj një sasi e konsiderueshme parash shkon për ilaçe.
“Po ça të ardhurash aman? Asgjë s’kam, s’kam të ardhura fare. Unë i lutem shtetit të më ndihmojë me përkrahjen, për 20 mijë lekë të qelbura s’po ma japin. Hajde përballoje ti me 20 mijë lekë, me bukë, me ilaçe me të tëra, s’e përballon dot”, përfundon ajo e përlotur.
Në të njëjtat kushte ndodhet edhe motra e Tanës, Mirgeta Kanani, e cila jeton vetëm pak metra më tutje. Ajo na rrëfen se ka 4 fëmijë dhe së bashku me bashkëshortin bëhen vetë i gjashti në shtëpi.
“Jemi 6 gojë për tu ushqyer. E sigurojmë jetesën me mbledhjen e plastikës, që mbajmë shpirtin gjallë. Gjatë pandemisë as bukë për fëmijët s’kemi pasur. Ndihmë ekonomike marr 50 mijë lekë të vjetra. Këtu jetoj me qira. Jetesën e përballojmë me të keq. Mbahet shtëpia me kanaçe. As për ilaçe s’na del. Tani fëmijët s’i kam çuar në shkollë, se kam frikë nga virusi, se larg qoftë ku t’i marr lekët për ilaçe unë pastaj, nëse më sëmuret”, tregon ajo.
Mirgeta na rrëfen gjithashtu që ka përfituar vetëm 1 herë para Vitit të Ri një pako ushqimore nga Bashkia Vlorë, dhe nuk kanë pasur asnjë ndihmë tjetër përveç kësaj.
“Para Vitit të Ri mora një pako ushqime, me 1 kg sheqer, vaj, makarona, oriz, miell. Ka nevojë shtëpia, për ilaçe, sapun, i do të gjitha”, përfundon Mirgeta. Ndërsa Gazmir Dervishi jeton me vëllain e tij i cili është më aftësi të kufizuara. Të dy vëllezërit jetojnë në lagjen 5 maj në qytetin e Elbasanit, dhe pandemia duket se i ka gjunjëzuar edhe më shumë. “Përveç pensionit nuk marrim asnjë lloj gjëje. 10 mijë lekë të vjetra përkrahje marrim, ndërsa vëllai merr 130 mijë lekë të vjetra pension. Ça të bëjmë? Kanë ardhur ata të bashkisë, por nuk
4.Mbështetje për integrimin social: Në Qendrën komunitare rome trajtohen 45 fëmijë të komunitetit Rom, ndërsa në shërbimet e tjera të ofruara në bashkëpunim me organizatat A2B dhe Terre des hommes përfitojnë mbi 25 fëmijë rom dhe 120 fëmijë egjiptianë.
Identifikimi i familjeve në nevojë është bërë nga punonjësit e terrenit që janë specialistët e ndihmës ekonomike të rajoneve apo njësive administrative, specialistët e tjerë pranë Drejtorisë së Shërbimit të Kujdesit Social e Komunitar dhe ato të OJF-ve me te cilat ne bashkëpunojmë si dhe nga mediatoret komunitarë”, thotë në përgjigjen e saj Bashkia Elbasan.
“Edhe gjatë vitit 2021 Bashkia Elbasan do të vazhdojë mbështetjen ndaj këtyre komuniteteve si me ndihmë ekonomike, ndihma ushqimore, paketa higjienike dhe rimbursim ilaçesh si dhe me shërbimet komunitare, të cilat do te zgjerohen. Gjithashtu do te rikonstruktohen 29 banesa të komunitetit Rom dhe 49 të komunitetit egjiptian si dhe rreth 135 familje nga të dy komunitetet me bonus strehimi”, përfundon në përgjigje të kërkesës për informacion ky institucion.
Ndërsa Bashkia e Tiranës dhe Vlorës, megjithëse ka kaluar çdo afat kohor nuk kanë kthyer një përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila nuk ka kthyer një përgjigje lidhur me pakot ushqimore të shpërndara në këto 3 qytete dhe me çfarë tjetër u ndihmuan familjet në nevojë, ashtu sikurse edhe VKM-ja e deklaronte.
Vlen për tu theksuar se deri më sot, qeveria shqiptare nuk ka bërë një bilanc për ndihmat e shpërndara për familjet në nevojë dhe shifrat e dhëna nga institucionet në periudha të ndryshme kohore gjatë një viti kanë krijuar një kakofoni për numrin e vërtetë të familjeve përfituese.
