Categories Lajme

Ja si shqiptari u merrte bagazhet udhëtarëve

Një shqiptar ende i paidentifikuar është ndaluar në aeroportin “El. Venizelos ” në Greqi, pasi i rrëmbente bagazhet udhëtarëve, duke përdoruar një çadër. Sipas mediave greke, shqiptari i cili ishte i pajisur me një letërnjoftimin, me ndihmën e një çadre që mbante në dorë tërhiqte valixhe dhe bagazhe nga karrocat e udhëtarëve, e më pas  largohej që aty.

Ai u arrestua ditën e sotme nga oficerët e policisë të Departamentit Special në Aeroport. Në orën 12:58, duke përdorur çadrën ai u përpoq të merrte një çantë nga një karrocë udhëtari, por pa rezultat. Katër minuta më vonë në 13:01 ndërsa ishte jashtë portave 1 dhe 2 policia arriti ta arrestonte. Ndërkohë që dy ditë më parë kishte rrëmbyer një valixhe të një pasagjeri që mbante 2380 dollarë, dy celularë, dokumente dhe karta.

Pas një kontroll në banesën e tij, mësohet se iu gjetën një numër çantash dhe sendesh të vjedhura, një shumë prej 3500 eurosh, 2200 dollarë amerikanë, 140 pesos meksikanë, një letërnjoftim të rremë grek dhe faturat e dërgimit të shumave të mëdha parash te një i afërm në Spanjë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME