Categories Politike

Grupi i Demokratëve shkarkon Rudina Hajdarin nga posti i Kryetares

Grupi Parlamentar i Demokratëve në Parlament ka votuar sot shkarkimin e Rudina Hajdarit nga posti i kryetares së këtij grupimi. Burime te Panorama.al konfirmojnë se më anë të një shkresë deputetët e larguar nga Partia Demokratike dhe që formojnë opozitën e re në Parlament, kanë zëvendësuar Rudina Hajdarin me nënkryetarin aktual të Kuvendit, Myslim Murrizin.

Kjo është hera e dytë që Grupi i Demokratëve ndërmerr nismën për të larguar Hajdarin dhe me gjasa kësaj herë është përfundimtare. Herën e parë deputetët u tërhoqën nga vendimi i tyre, pasi ligjvënësit e djathtë u përçanë me njëri-tjetrin, duke u ndarë në dy grupime. Vendimi vjen një ditë pasi, Rudina Hajdari ka ashpërsuar tonet ndaj PS, PD dhe LSI në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Ruci-Murrizi11

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME