Categories Lajme

Gushti, muaji më i keq i pandemisë për Shqipërinë, vjeshta sjell…

Korriku, po sidomos gushti janë periudha më e vështirë dhe më e rrezikshme e pandemisë 6-mujore në Shqipëri. “Deri në maj Shqipëria kishte një kontroll shumë të mirë të sëmundjes, por për fat të keq, korriku dhe gushti kanë qenë muaj jo të mirë për ne. Kemi patur shifra të larta, sidomos gushti, kur kemi patur një rritje të incidencës dyjavore si dhe të rasteve me Covid. Kjo ka ardhur si rezultat i mos-respektimit të masave” – tha shefja e departamentit në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Specialistët vërejnë njerëzit mund ta ruajnë jetën me 3 masa të thjeshta, maska, distanca dhe higjena, por është për të ardhur keq që disa dhjetëra qytetarëv po humbin jetën për gjëra kaq të vogla, si maska dhe distanca, por i shkelin rregullat, duke rrezikuar veten dhe të tjerët.

Por është paradoksale, sipas tyre, që po ata qytetarë që nënvlerësojnë parandalimin dhe shkelin masivisht masa kaq të thjeshta, nga ana tjetër mbivlerësojnë testimin, i cili nuk është mjekim, por thjesht identifikim i infeksionit. U shpresua që gjatë verës rastet do të ishin më të pakta, por nënvlerësimi i rrezikut ishte më i madh.

“Në fakt, njerëzit kanë qendruar në mjedise me kondicionerë. Shpesh herë pa maska. Kemi të bëjmë me një rrugë aerogene infektimi, gjë që tashmë është vërtetuar dhe në këtë mënyrë ne, gjatë verës, sidomos gjatë muajit gusht kemi patur një rritje të rasteve. Shpresojmë që ta kontrollojmë gjendjen dhe ta gjurmojmë më shumë dhe të informojmë më shumë gjatë shtatorit, kur nis një strategji e re me më shumë testime” – thotë zonja Bino.

Ekspertët vlerësojnë se këto 6 muaj trupa shëndetësore e Shqipërisë e ka përballuar pandeminë me qëndrueshmëri dhe vullnet, me një nivel të ulët vdekjesh – falë punës së mirë të mjekëve në spitale, dhe duke parandaluar shpërthime masive të infektimit të krahina dhe biznese të mbipopulluara, ose duke i izoluar shpejt ato. Por vjeshta do të sjellë rreziqe të reja, sepse covidi do të ngatërrohet me stinën e gripeve të tjera dhe mjekimet do të vështirësohen shumë, ndërkohë që do të nisë është procesi mësimor në shkolla, ndaj masat mbrojtëse duhet të jenë shumë herë më të larta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME