Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është pyetur sot në një intervistë në TVSH se a flet me Metën në shtëpi dhe si e quan atë, Kryemadhi tha” Nëpër shtëpi i them zemër… Si ata amerikanët që thonë honey, honey.” Ndër të tjera Kryemadhi tha se Presidenti Ilir Meta nuk bindet për djegien e mandateve sepse hyn te ata politikanë që do stabilitetin.
“Për djegien e mandateve Ilir Meta nuk bindet sepse hyn në atë kontingjent politikanësh që do stabilitetin”, tha Kryemadhi në emisionin Java, ndërsa shtoi se nuk e kishte informuar për djegien e mandateve sepse Meta s’është më pjesë e LSI.
