Beniada Nishani është bërë pjesë e një rubrikë të re në emisionin “E diell” së bashku me moderatoren Argjira Spanca. Mes të tjerash ato ishin pjesë e një loje ku duhet tu përgjigjeshin pyetjeve rreth njëra-tjetrës.
Beniada është pyetur nëse ka ngelur ndonjëherë pa ngrënë dhe ish banorja e Big Brother Vip tha se i është dashur të ngelë disa herë pa ngrënë, jo vetëm që të ishte më e dobët, por edhe të kursente.

