Categories Lajme

Ishin shpallur në kërkim për trafik emigrantësh, vihen në pranga 2 të rinjtë nga Durrësi!

2 të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për trafik emigrantësh.

Në pranga përfunduan A. Ç., 21 vjeç, dhe D. H., 23 vjeç ndaj të cilëve gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Premtimi”, të zhvilluar nga DVP Elbasan në nëntor të vitit 2020, pasi së bashku me shtetasin E. Ç., i cili është arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, po transportonin 12 emigrantë, nga Korça në drejtim të Shkodrës, kundrejt fitimit 100 euro për person, me qëllim kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit në drejtim të Malit të Zi.

Gjatë operacionit, në nëntor të vitit 2020, të dy shtetasit A. Ç. dhe D. H., braktisën mjetin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan dhe mundën të largoheshin ndërsa shtetasi E. Ç. u arrestua në flagrancë.

Njoftimi i policisë: Elbasan, Vijon operacioni policor i koduar “Premtimi”. Shkon në 3 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Kapen 2 personat e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në nëntor të vitit 2020 u vu në pranga drejtuesi i mjetit, i cili në bashkëpunim me 2 shtetasit e shpallur në kërkim, transportonin 12 emigrantë nga vendet e treta.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Premtimi”, kanë bashkëpunuar me strukturat hetimore të DVP Durrës me qëllim kapjen e tyre.

Pas shkëmbimit të informacionit, shërbimet e DVP Durrës bënë të mundur kapjen e shtetasve A. Ç., 21 vjeç, dhe D. H., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Premtimi”, të zhvilluar nga DVP Elbasan në nëntor të vitit 2020, pasi së bashku me shtetasin E. Ç., i cili është arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, po transportonin 12 emigrantë, nga Korça në drejtim të Shkodrës, kundrejt fitimit 100 euro për person, me qëllim kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit në drejtim të Malit të Zi.

Gjatë operacionit, në nëntor të vitit 2020, të dy shtetasit A. Ç. dhe D. H., braktisën mjetin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan dhe mundën të largoheshin ndërsa shtetasi E. Ç. u arrestua në flagrancë. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME