Categories Lajme

Habit konstruktori në Këshillin Bashkiak: Tirana ndërton kaq mirë, të kishte ndodhur në vend tjetër do të qe bërë katastrofë

Tirana është një nga qarqet që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit.

Por së fundmi na çudit me një deklaratë në mbledhjen e këshillit Bashkiak, një kontruktor, i cili shprehet para Veliajt se në 30 vitet e fundut në Tiranë është punuar shumë mirë me ndërtimet dhe këtë e vërtetuan lëkundjet e fundit të tërmetit. Ai thekson se po të kisht ndodhur në Itali do të kishte bërë katastrofë.

“Faleminderit zoti kryetar, atë që ne donim të thonim, e tha edhe Luani në një nga pikat e veta që duke theksuar nga ju si politikanë, por edhe nga specialistë të fushës tonë, në të gjitha mediet, që kjo provë që kaluam, ka qenë një provë që vërteton që kontruktorët tanë dhe ndërtuesit tanë, jo vetëm ne që jemi këtu por për këto 30 vite në Tiranë kanë punuar shumë mirë. I njëjti tërmet po të kishte rënë në Itali do të kishte bërë katastrofë”, është shprehur ai ndër të tjera.

Por si është gjendja realisht në terren?

Rama që në mëngjes raportoi se në Tiranë nga tërmeti janë 1192 banesa private që kanë dëmtime serioze, edhe 256 pallate që kërkojnë rivlerësim dhe 8 shkolla që kanë pësuar dëme. Ndërsa plasaritjet apo krisjet e godinave nuk janë të pakta.

51 viktima, 913 të plagosur, 34 në spitalin në spitalin e Traumës, 3 të tjerë për mjekim jashtë vendit dhe 47 të shpëtuar. Ky është bilanci i tërmetit të rëndë të 26 nëntorit. Sot ka humbur jetën në spitalin e Traumës, Xhesika Biqiku, vajza 20-vjeçare që i ra tulla në kokë në Kombinat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME