Naomi Campbell është një prej supermodeleve më të njohura në të gjithë botën.
Ajo njihet ndryshe si “Pantera e zezë’’ dhe edhe pse është plot 49 vjeç duket si një vajzë 20 vjeç.
Së fundmi gjatë një interviste për emisionin “Lorraine”, ajo ka treguar se mund të rri për ditë të tëra pa ngrënë.
Naomi ka thënë:
“Unë ha kur më hahet. Nuk e lë veten të ngordh urie. Nëse dua të rri një ditë pa ngrënë, e bëj dhe thjesht konsumoj ujë ose pije. Varet se si ndihem. Kur është nxehtë, ndonjëherë nuk ha, thjesht dua të konsumoj lëngje. Është shumë vapë. Nuk është asnjëherë e planifikuar. Mund të jetë një ditë, mund të jenë dy ditë në javë. Thjesht si të ndihem.”
Po ashtu ajo ka treguar se periudha më e gjatë që ka qëndruar pa ngrënë ka qenë 18 ditë dhe se vitet e fundit ajo ka filluar të bëjë edhe stërvitje.
Supermodelja është shprehur kështu:
“Periudha më e gjatë që e kam bërë ka qenë 18 ditë. Është mirë ta pastrosh trupin njëherë në disa kohë. Fillova stërvitjen dy vjet më parë. Kam nevojë të bëj gjëra të ndryshme.’’
