Categories Showbiz

E dashura e Ledri Vulës në klipin “Rio”, askush s’e kishte vënë re

Pas lidhjes super publike me këngëtaren Dafina Zeqiri, jeta private e Ledrin Vulës është bërë thuajse hermetike duke qenë se reperi nuk jep më thuajse asnjë detaj në lidhje me çështjet e zemrës.

Mirëpo, sado që reperi është përpjekur ta fshehë, lidhja e tij me bukuroshen nga Shqipëria Sara Hoxha nuk i ka shpëtuar dot mediave rozë dhe ndonëse muajt e fundit nuk ka pasur thuajse asnjë shenjë nga çifti, aq sa dyshohej se lidhja e tyre mund të kishte përfunduar, së fundmi një detaj ka dalë në dritë.

“Iconstyle.al” ka zbuluar se në xhirimet e videoklipit “Rio” të xhiruar në Lisbonë, ka qenë e pranishme edhe partnerja e reperit. Një gjë të tillë e kemi pikasur pikërisht në një prej fotove të postuara nga protagonistja e videos, modelja Lorena Haliti.

Në foton në fjalë, Lorena shihet e mbështetur në një mur duke marrë një pozë joshëse, mirëpo në sfond, dallohet qartazi Sara, me veshje të njëjta me ato të një fotoje të postuar nga vetë ajo në rrjetet sociale.

Pra nëse kishit dyshime për marrëdhënien e çiftit, fakti që Sara e shoqëron Ledrin dhe në xhirime dëshmon më së miri se lidhja mes tyre është konsoliduar e mbase në një të ardhme të afërt, mund të kemi dhe ndonjë hap madhor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME