Categories Lajme

Haga përplas politikën në Shqipëri, replika të forta mes Ramës, Palokës dhe Blushit

Teksa priten me interes lëvizjet e Tiranës zyrtare pas dërgimit të ish-lidervë të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, drejtuesit politik në vend janë përfshirë në akuza të ndërsjellta sa i përket rolit që kanë mbajtur dhe mbajnë ndaj çështjes së Kosovës. Ishte kryeministri Edi Rama që shtroi pyetjen ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës përse votuan pro raportit të Dick Martit në Këshillin e Europës në janar të 2011-ës.

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor? Krenar për PS.”

Pyetjes së Ramës nga Partia Demokratike iu përgjigj nënkryetari i saj, Edi Paloka, i cili akuzon kryeministrin se ka projektuar ndarjen e Kosovës. “Flet per Kosoven ai qe ne krah te sivllaut te tij Vuçiç, lobonte me fort se serbet per t’i kaluar Mitrovicen e Veriut, Serbise.  Rama edhe Kosoven e keqperdori vetem per interesa te tij . Nuk eshte rastesi qe, nen qeverisjen e Rames, s’ka patur asnje njohje, por vetem çnjohje te Kosoves.

Sa per kontributin e Lulzim Bashes, e dine mire gjithe qytetaret e Kosoves e ta thane publikisht lideret e saj politike, duke nisur nga Thaçi, per te cilin ben sikur te dhimbset sot. Kontributi i Lulzim Bashes dhe Sali Berishes per Kosoven njihet dhe vleresohet sot nga ,çdo qytetar i saj, si gjate luftes, ne shpalljen e pavaresise dhe njohjen e saj nderkombetare.” Edhe Presidenca, nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi, i është përgjigjur ashpër pyetjes së Ramës, duke e akuzuar për tradhti dhe armiqësi ndaj kombit.

“E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy. Edvin Kristaq Tradhtia dëgjoji mirë dhe mbaji shënim këto tre porosi:

1. Ju shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t’i shpëtuar kurrë!

2. Mos e përmend më Presidentin Ilir Meta për çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare se nuk do kesh kohë as të pendohesh o Esadist i fëlliqur!

3. Nuk do ketë Kim Philby që të të shpëtojë!”

Replikat vijojnë me Ramën, i cili i drejtohet sërish me thirrje presidentit Meta.

“Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta me lehje e me dehje!Ti duhet t’ia shpjegosh popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, bashkë me Saliun!(Dhe meqë pretendon se i do shumë dëshmorët mos e lësho gjuhën jashtë kontrollit se i turpëron keq)”

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, janë transferuar për në Hagë ku do të merren në pyetje nga Gjykata Speciale pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME