Categories Sport

Hajdutët i hynë në shtëpi, ish-sulmuesi italian: Dukeshin si shqiptarë, më morën një ‘Rolex’ 35 mijë euro

Mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 19:30, ish-sulmuesi i Kombëtares italiane Antonio Di Natale ndodhej në shtëpi me bashkëshorten Ilenia dhe vajzën Diletta kur një bandë hajdutësh hyri në banesën e tyre. Banda e hajdutëve duket e kishin planifikuar grabitjen në detaje, pasi pritën që djali tjetër Filippo të kthehej në shtëpi pas stërvitjes me ekipet e të rinjve të Empolit .

Në atë moment një nga kriminelët mbeti jashtë për të vepruar si roje, ndërsa pesë të tjerë hynë brenda, duke i tmerruar të gjithë të pranishmit. Ish-lojtari italian ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar ai dhe familja e tij atë natë:

Të gjithë jemi mirë, tani jemi të qetë. Në përgjithësi shkoi mirë. Por ato ishin momente frike të madhe. Gjithçka zgjati maksimumi njëzet minuta.

Ne ishim në shtëpi, e gjithë familja. Nuk ishte e lehtë. Grabitësit ishin të huaj dhe dukeshin shqiptarë. Ishin pesë prej tyre dhe të armatosur. Ata arritën të marrin vetëm një orë të çmuar që kushton 35 mijë euro dhe një varëse nga djali im. Ata nuk kanë prekur askënd dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, të gjithë jemi mirë.

Vila e Di Natale është e pajisur me kamera survejimi dhe hetuesit do të përpiqen të kuptojnë nëse ka ndonjë të dhënë për të rikuperuar orën Rolex ari me vlerë rreth 35 mijë euro që hajdutët arritën t’i marrin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME