Categories Lajme

Hajdutët vjedhin 1.5 ton djathë, destinohej për tregun e zi në Rusi

Më shumë se 1.5 ton djathë janë grabitur nga një fermë qumështi në Holandë. Mediet e huaja raportojnë se djathi është grabitur nga një bandë kriminale e organizuar e cila dyshohet se do e shiste djathin në tregun e zi në Rusi.

Hajdutët grabitën nga ferma 1,600 kilogramë djathë me vlerë 21 mijë euro. Banda mori pothuajse të gjithë djathin nga magazinat me fermerët që thonë se kanë humbur fitime për rreth gjashtë muaj, tha një fermer për RTL Nieuws.

Djathërat e vjedhur kanë një kod unik që do të thotë se nuk ka gjasa të shiten në Holandë.

Frika nga uria

Rusia dhe Ukraina së bashku përbënin përkatësisht rreth 30 për qind dhe 20 për qind të eksporteve globale të grurit dhe misrit, gjatë tre viteve të fundit, sipas FAO. Luftimet e ashpra në Ukrainë vijojnë, në një kohë që ka filluar edhe sezoni i të mbjellave.

Çmimet e grurit u rritën me pothuajse 20 për qind, indeksi i çmimeve të vajit vegjetal të FAO-s u rrit me 23.2 për qind, i nxitur nga kuotimet më të larta për vajin e farës së lulediellit, nga i cili Ukraina është eksportuesi kryesor në botë.

Supermarketet spanjolle kanë racionuar shitjen e vajit të lulediellit për të ndaluar klientët të grumbullojnë rezerva për shkak të frikës së mungesës për shkak të luftës.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për krijimin e “kjo krizë globale ushqimore”.

Franca ka paralajmëruar se lufta ka rritur rrezikun e urisë në mbarë botën.

Konflikti ka rritur në nivele rekord gjithashtu çmimet e naftës dhe gazit, duke bërë që inflacioni të rritet më tej në të gjithë botën dhe duke ngritur shqetësime se mund të prishë rritjen ekonomike globale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrasja e Fatbardh Licit/ Kamerat “tradhtuan” çiftin, zbardhet dëshmia e të dashurës së Safet Bajrit (PAMJE)

Herët në mëngjes më 10 gusht 2018, Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobracit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë, autobusi me nxënës përplaset me kamionin dhe një autoveturë, 30 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë diten e djeshme, duke lënë të plagosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga La Roche-Posay te L’Oreal Paris, kremrat e kujdesit ndaj lëkurës tërhiqen nga tregu! Dyshohen me përmbajtje që mund të shkaktojnë kancer

Një tërheqje e madhe nga tregu është duke u zhvilluar për disa produkte që trajtojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Lezhë: Lokali ishte në pronësi të një 47-vjeçari, kamerat fiksuan një person të maskuar

Policia e Lezhës njofton se sot, (14 mars) rreth orës 03:00, të mëngjesit, në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i keq, pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq, shoqëruar me erë të fortë, është pezulluar lundrimi i…

LEXO ME SHUME