Categories Lajme

Hakerat sulmojnë Bosnjen dhe fshijnë 100,000 dosje

Rajoni është vënë kohët e fundit nën sulme kibernetike të ngjashme, të cilat kanë synuar zbulimin dhe fshirjen nga serverat të dokumenteve të rëndësishme shtetërore. Së fundmi, hakerat kanë sulmuar institucionet në Bosnje Hercegovinë.

Dy shtëpi mediatike kanë rënë pre e sulmeve të paprecedenta, të cilat janë raportuar në polici dhe hetimet janë duke u zhvilluar. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë u bëri thirrje institucioneve dhe sektorit privat që të kryejnë kontrolle sigurie dhe të marrin masa parandaluese mbrojtëse.

Gazeta e përditshme dhe më e shitura në Bosnje, “Dnevni Avaz” informoi lexuesit e saj se faqet e tyre në Facebook ishin hakuar më 1 shtator. Rasti është raportuar në Ministrinë e Brendshme të Kantonit të Sarajevës.

Një sulm kibernetik ka ndodhur edhe në Radio-televizionin Herceg Bosna më 1 dhe 2 shtator. Autorë të panjohur kanë “pushtuar” sistemin e tyre IT dhe kanë tentuar të përdorin programe keqdashëse për të shkatërruar të gjitha materialet që disponon kjo kompani mediatike. Megjithatë, dëmi është i madh.

“Fatkeqësisht, ne zbuluam se ka mbi 100,000 dosje, si materiale pune ashtu edhe arkiva. Ato mbetën të parikuperueshme për shkak të softuerit me qëllim të keq që i kodonte këto të dhëna”, thotë Darko Smiljanić, menaxher teknik i RTV HB.

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e sulmeve të hakerëve. Ata thonë se po monitorohen të gjitha tentativat për veprime të paligjshme në hapësirën kibernetike për të zbardhur autorët dhe motivet e tyre.

Pak javë më parë një sulm i ngjashëm ndodhi dhe në Shqipëri dhe sistemet online të qeverisë u bllokuan për rreth një javë. Fatmirësisht, sipas Qeverisë, sulmi u ndalua në kohë dhe u morën masa të menjëhershme; sipas një deklarate të mëvonshme u bë me dije se në hetime ishte angazhuar dhe FBI-ja amerikane, pasi hakerat kishin synuar fshirjen e të dhënave.

Ditë pas këtij sulmi në Shqipëri, një sulm kibernetik hakerash u raportua dhe ne Malin e Zi. Edhe atje autoritetet raportuan dëme të konsiderueshme në të dhëna dhe servera.

Në ditët e fundit të gushtit, Ministria e Brendshme e Malit të Zi tha se Byroja Federale e SHBA për Hetimet (FBI) do të dërgonte Ekipet e Veprimit Kibernetik (CAT) për ta ndihmuar në hetimin e sulmeve të fundit kibernetike në infrastrukturën dixhitale të qeverisë.

Sulmet kibernetike, të përshkruara nga zyrtarët si të paprecedentë dhe që besohet nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) të jenë nisur nga hakerat rusë, goditën shërbimet e IT të qeverisë së Malit të Zi javën e fundit të gushtit. Edhe në Shqipëri, një ekip i FBI është thënë se po heton sulme, të cilat dyshohen nga Irani ose Rusia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME